HOL DIR HILFE!
Hol dir Hilfe! - Cherches de l'aide! - Chiedi aiuto! - ¡Pide ayuda! - Get yourself some help! - Procura ajuda! - Kérj segítséget! - Yardim Íste!
KËRKO NDHIMË!
Ti ke të drejtë të marrësh dhe të kërkosh ndihmë,
dhe se dinjiteti juaj respektohet dhe mbrohet!
Mos u turpëro, që në rast nevoje të flasësh me të rritur kudo qoftë, në rrugë, në tram, në autobus, të flasësh për këtë gjë edhe me mësues/ mësuese apo me persona të tjerë, të cilëve ju beson. Ti ke të drejtë për këshillime nga dikush sadoqë e rënë të ketë qenë ajo çfarë ke përjetuar. Kërko ndihmë!
Sipas Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me gjithësejt 54 Artikuj ti ke të drejtë për:
Këtue gjen atë në gjuhë gjermane dhe në www.unicef.org e gjen të përkthyer në 58 gjuhë të ndryshme.
Keqpërdorimi (abuzimi) dhe dhuna kundër
këmijëve dhe të rinjëve është "keqpërdorim fëmijësh"
Me keqpërdorim fëmijësh kemi të bëjmë, atëherë kur kufizohen dhe cënohen të drejtat tuaja dhe identiteti yt njerëzor. Me këtë kemi të bëjmë nëse ti përjeton këto forma të keqpërdorimit/ dhunës:
Nëse të rrahin, të zëjnë frymën, të pickojnë, të djegin, të qëllojnë me shuplakë, të fyejnë. Të shtyejnë, të ngrehin flokët ose t`i përdredhin duartë, të kërcënojnë me armë apo me diçka tjetër, atëherë kemi të bëjmë me dhunë trupore.
Ti përjeton dhunë psiqike
A je viktimë e keqtrajtimit dhe dhunës? Atëherë mendo që sipas Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ke të drejtë të kërkosh ndihmë!
Pasojat nga keqtrajtimi i fëmijëve
Fëmijët dhe të rinjët e prekur nga kjo dukuri, të cilët janë keqtrejtuar dhe kanë përjetuar dhunë ose kanë dëgjuar për këtë, kanë frikë dhe dyshojnë në ndjenjat e veta personale, heshtin, ndihen të mashtruar, të pavlerë, shumë të turpëruar, të pafuqishëm, nuk mund ta kontrollojnë jetën e tyre private, ndihen si fajtor, edhe pse përgjegjësinë për ketë e ka vet shkaktari (keqtrajtuesi, dhunuesi).
Përjetimet nga të keqtrajtuarit dhe dhuna kanë pasoja afatshkurtëra dhe fatkeqësisht edhe pasoja të përjetshme.
Në rast se fëmijët e prekur nga ky fenomen nuk kërkojnë ndihmë apo nuk organizohet asnjë ndihmë për ta, atëherë nuk nud të ndalohen as fajtoret/ fjatorët.
Ti dëshiron të ndihmosh!
Ti je një person i afërm i një fëmije ose të mituri të keqtrajtuar apo të prekur nga dhuna? Ke parë/vëzhguar se si është keqtrajtuar një fëmijë apo i mitur.
Ti dëshiron të ndimosh? Atëherë mund të të shërbejnë këto "udhëzime":
Kërko ndihmë!
Ti nuk ke faj!
Pavarësisht se çfarë forme të keqtrajtimit apo dhunës ke përjetuar, pavarësisht se sa i rënd është përjetimi, ti nuk ke faj për këtë. Përgjegjësia dhe faji i secilës formë të keqtrajtimit dhe dhunës bie vetëm mbi personin, i cili keqtrajton dhe dhunon.
Ti nuk je i vetmuar!
Në 10% të familjeve zvicerane përdoret dhuna. Në vit reth 3000 dei 4000 fëmijë e të rinjë bien viktimë e dhunës seksuale gjatë kohës së lirë apo në aktiviteteve sportive. Sa më e madhe është përqindja e atyre, të cilët përjetojnë dhunë trupore e psiçike në sferën shkollore, gjatë aktiviteteve të lira dhe sportive? Sidoqoftë ka shumë fëmijë dhe të rinjë, të cilët tërthorazi në të gjitha shtresat shoqërore përjetojnë keqtrajtim dhe dhunë.
Ti guxon të ndalesh së heshturi dhe ti tregosh "përjetimet e pakëndshme"!
Heshtja e viktimës është mbrojtja më e mirë për fajtorin. Fajtorët i bindin shpesh viktimat, që të heshtin e ti mbajnë "sekretet e përbashkëta" për vete.
Viktimat kanë frikë të madhe të zbulojnë fajtorin, dhe mendojnë se askush nuk do të ju besoj rreth asaj se çfarë kanë përjetuar.
Je keqtrajtuar? Atëherë është e rëndësishmë, të dish, që keqtrajtimi dhe dhuna e ushtruar kundër teje mund të ndalen pikërisht nëse flet për përjetimet tuaja. Kështu arrihen dëshmi, në bazë të së cilave mund të zbulohen dhe të ndalohen këqbërësit.
Provo vazhdimisht!
'Shumë prej të keqtrajtuarve u duhet të kërkojnë ndihmë disa herë, deri sa të takojnë një njeri, i cili do të ju besoj. Mos u dorëzo nëse edhe ty të ndodh kështu por përpiqu edhe më tej të kërkosh ndihmë.
Aty ku të besojnë dhe ku të ndihmojnë!
Besoji një të rrituri, shoku apo shoqeje apo shko në një qëndër këshilluese. Këta njerëz kuptojnë frikën dhe shqetësimet tuaja, të këshillojnë dhe mund të të ndihmojnë për të gjetur zgjidhje. Të dhënat rreth këshillimoreve i gjen në librin e telefonit apo nën Adresat

- Trajtim të barabartë, mbrojtje nga diskriminimi pavarësisht nga raca, religjioni, prejardhja dhe gjinia.
- Emër dhe përkatësi shtetërore.
- Shëndet
- Arsimim dhe edukim
- Kohë të lirë, lojë dhe çlodhje
- Të informohesh, të shprehësh mendimin, të dëgjohesh dhe të grupohesh
- Sferë private dhe një edukim në kuptimin e të drejtave të barabarta dhe të paqes
- Ndihmë të menjëhershme në rast katastrofash dhe në rast nevoje si dhe mbrojtje nga ndonjë veprim mizor, mospërfillje (lënja pas dore), shfrytëzim dhe përndjekje.
- Familje, përkujdesje prindërore dhe një strehë (vendbanim) të sigurtë.
- Përkujdesje në rast invaliditeti.
Këtue gjen atë në gjuhë gjermane dhe në www.unicef.org e gjen të përkthyer në 58 gjuhë të ndryshme.
Keqpërdorimi (abuzimi) dhe dhuna kundër
këmijëve dhe të rinjëve është "keqpërdorim fëmijësh"
Me keqpërdorim fëmijësh kemi të bëjmë, atëherë kur kufizohen dhe cënohen të drejtat tuaja dhe identiteti yt njerëzor. Me këtë kemi të bëjmë nëse ti përjeton këto forma të keqpërdorimit/ dhunës:
- Nuk të përfillen nevojat jetësore elementare (të ushqyerit, banimi, përkujdesi shëndetsor)
- Të anashkalojnë për shkak të prejardhjes, kulturës dhe shëndetit tënd.
- Përjeton pak ose aspak ngrohtësi, kujdes dhe mbrojtje.
- Të shpërfillet, pengohet zhvillimi yt personal, shpirtëror, emocional dhe shoqëror.
- Të lejohet pak apo aspak hapësirë për faza qlodhëse, kohë të lirë dhe mundësi kontaktesh
- Sjellja jote të kontrollohet me para.
- Në rast ndarjeje/ shkurorëzimi të prindërve tuaj, përdoresh si mjet presioni financiar mbi njërën palë.
- Nxitesh, shtyhesh për veprime keqbërëse, dhunuese, ushtarake ose kriminele.
- Të ofrojnë për veprime seksuale te të tjerët.
- Dërgohesh të kërkosh lëmoshë ose detyrohesh të kryesh punë fëmijësh.
Nëse të rrahin, të zëjnë frymën, të pickojnë, të djegin, të qëllojnë me shuplakë, të fyejnë. Të shtyejnë, të ngrehin flokët ose t`i përdredhin duartë, të kërcënojnë me armë apo me diçka tjetër, atëherë kemi të bëjmë me dhunë trupore.
Ti përjeton dhunë psiqike
- Nëse të shkatërrohet pasuria (prona), ushtrohet dhunë kundër shokëve, prindit apo kafshës suaj shtëpiake.
- Nëse përgjohesh, të vihen pas ose mbi ty ushtrohet shtypje dhe detyrim.
- Nëse trajtohesh si shërbëtore, të komandojnë (urdhërohesh), të ndërprejnë fjalën.
- Nëse të shajnë, kërcënojnë, turpërojnë, përqmojnë, bërtasin, të detyrojnë të heshtësh, të marrin për të çmendur.
- Nëse trajtohesh si pronë private e dikujt tjetër, kontrollohesh vazhdimisht se qfarë bën, me kë flet, të ndalohen kontaktet me shokë dhe me të afërm, të frikësojnë me vështrime (shikime), veprime, gjeste, gjësende apo armë
- Nuk pranohesh, kundërshtohesh, nuk përfillesh, të caktojnë (fiksojnë) role ose nga ti kërkohet një sjellje, rol të caktuar.
- Ti përjeton se si njerëzit, nuk të besojnë dhe ti mohojnë keqtrajtimet e përjetuara nga ti, ti mohojnë ose edhe të bëjnë fajtor për këtë.
- Të kërcënojnë: " Ti nuk shkon dot në Parajsë por në ferr. Zoti do të dënoj. Ti do të jesh askushi. Më mirë të të mos kisha lindur fare. Do të të rrah apo do të të burgos (mbyll) ty/ juve/ të tjerëve. Do të të fus në një shtëpi përmirësuese (Heim), klinikë. Do të të/ ju braktis. Do e vras veten."
- Përpiqet të merr informata rreth anës tjetër prindërore ose ty të duhet të ndërmjetësosh mes dy prindërve apo të bëhesh një lloj partneri i njërit prind.
- Shprehje seksuale, ngacmime, vështrime (në shkollë, familje, Chat, tram/ autobus, disko etj.)
- Përgjohesh ose ndihesh e përgjuar në banjo, kur bënë dush ose në kabina zhveshjeje.
- Merr thirrje telefonike, gjatë të cilave në dëgjuese dëgjon psherëtima, fliten fjalë imorale ose të ngacmojnë me fjalë nxitëse.
- Të dërgojnë E-mail me fotografi pornografike ose filma pornografikë.
- Fëmijët më të rritur apo të rriturit kërkojnë prej teje duke të thënë se si " Të gjithë e bëjnë kështu!" ose të mbushin mendjen duke të mashtruar me dhurata, premtime, më qëllim që të të zhveshin dhe p.sh. të të fotografojnë.
- Fëmijët më të rritur apo të rriturit zhvishen vet lakuriq para teje, të lejojnë ti shikosh gjatë veprimeve të tyre seksuale, të tregojnë filma dhe fotografi pornografike; Fërkohen për trupin tënd dhe me këtë nxiten apo kërkojnë nga ti prekje të ndërsjellë edhe të organeve gjenitale ose kërkojnë nga ti, që ti tua plotësosh kërkesat e tyre e ti kënaqësh me gojë ose të detyrojnë të kesh marrëdhënie seksuale me ta.
A je viktimë e keqtrajtimit dhe dhunës? Atëherë mendo që sipas Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ke të drejtë të kërkosh ndihmë!
Pasojat nga keqtrajtimi i fëmijëve
Fëmijët dhe të rinjët e prekur nga kjo dukuri, të cilët janë keqtrejtuar dhe kanë përjetuar dhunë ose kanë dëgjuar për këtë, kanë frikë dhe dyshojnë në ndjenjat e veta personale, heshtin, ndihen të mashtruar, të pavlerë, shumë të turpëruar, të pafuqishëm, nuk mund ta kontrollojnë jetën e tyre private, ndihen si fajtor, edhe pse përgjegjësinë për ketë e ka vet shkaktari (keqtrajtuesi, dhunuesi).
Përjetimet nga të keqtrajtuarit dhe dhuna kanë pasoja afatshkurtëra dhe fatkeqësisht edhe pasoja të përjetshme.
Në rast se fëmijët e prekur nga ky fenomen nuk kërkojnë ndihmë apo nuk organizohet asnjë ndihmë për ta, atëherë nuk nud të ndalohen as fajtoret/ fjatorët.
- Fëmijët dhe të rinjët e prekur nga kjo dukuri, të cilët janë keqtrejtuar dhe kanë përjetuar dhunë ose kanë dëgjuar për këtë, kanë frikë dhe dyshojnë në ndjenjat e veta personale, heshtin, ndihen të mashtruar, të pavlerë, shumë të turpëruar, të pafuqishëm, nuk mund ta kontrollojnë jetën e tyre private, ndihen si fajtor, edhe pse përgjegjësinë për ketë e ka vet shkaktari (keqtrajtuesi, dhunuesi).
- Përjetimet nga të keqtrajtuarit dhe dhuna kanë pasoja afatshkurtëra dhe fatkeqësisht edhe pasoja të përjetshme.
- Në rast se fëmijët e prekur nga ky fenomen nuk kërkojnë ndihmë apo nuk organizohet asnjë ndihmë për ta, atëherë nuk nud të ndalohen as fajtoret/ fjatorët.
- Fëmijët dhe të rriturit tek të cilët krijohet një lloj presion i brendshëm, "lirojnë" apo "zbrazin" këtë presion kundër më të vegjëlve, më të rinjëve e më të dobtëve, duke i rrahur, kërcënuar, shtypur, vjedhur dhe duke ua prishur gjërat e tyre.
"Në qoftë se nuk mund të lirohesh, shpëtosh, ikësh nga të keqtrajtuarit apo dhuna" atëherë shkaktohet një tërheqje e brendshme; vështirësi për të ndërtuar lidhje me të tjerët dhe për ti mbajtur ato, kyqje në lojra interneti si p.sh: Second Lifes (jeta e dytë); ndërprerja me "jetën e tanishme". - Shumë prej të keqtrajtuarve provojnë që dhimbjen e tyre, frikën, ndjenjën e fajit dhe të turpit ta harrojnë duke përdorur drogë, alkohol ose duke u vetlënduar.
- Për shkak të qëndrimit të tyre të ndryshuar dhe vërshtërsisë për të mësuar, konzentrimit të dobët apo qasjes në punë, të cilat do të duhej të sillnin rrezultate të larta, vije deri te dështimi në shkollë apo në punë.
- Kritikat e shpeshta, të cilat u bëhen për shkak të qëndrimit të tyre, ndikojnë që të ndihen edhe më të pavlerë, të parëndësishëm dhe mendojnë që jeta e tyre nuk ka më kuptim, shkatërrojnë, hedhin përtokë gjithçka.
- Jo të gjithë, por shumica e të keqtrajtuarve, kur arrijnë një moshë madhore bëhen të vetëdijshëm për përjetimet dhe pasojat e të keqtrajtuarit e të dhunuarit në fëmijëri.
Ata/ ato vuajnë shpesh nga kjo gjë, nga depresioni, vartësitë, humbja e oreksit, veprimet vetlënduese dhe çrregullimet personale.
Ndërkaq është dëshmuar, që këta fëmijë dhe të rinjë, të cilët kanë përjetuar dhunë, më vonë si të rritur me shumë gjasa edhe vet të ushtrojnë dhunë. - Nëse i shohim pasojat e mundshme, atëherë vërejmë se sa të rënda janë përjetimet dhe pasojat, për këtë arsye është e rëndësishme të kërkoni ndihmë apo të motivoni të keqtrajtuarit për të kërkuat ndihmë!
Ti dëshiron të ndihmosh!
Ti je një person i afërm i një fëmije ose të mituri të keqtrajtuar apo të prekur nga dhuna? Ke parë/vëzhguar se si është keqtrajtuar një fëmijë apo i mitur.
Ti dëshiron të ndimosh? Atëherë mund të të shërbejnë këto "udhëzime":
- Mos ndërmerr asnjë veprim të nxituar! Nëse dëshiron shkruaj për këtë (me datë dhe me të dhëna tjera).
- Shumë e rëndësishme: Kërko ndihmë për vete!
Tregoj një të rrituri tjetër rreth asaj që ke parë, vëzhguar, thirr policinë (Zvicër 117/ Gjermani 110/ Austri 133) apo ndonjë Këshillimore, të cilat i ke gjetur nën Adresat dhe informohu edhe ti. - Thuaju të prekurve nga dhuna, që ti ke lexuar dhe dëgjuar se ka shumë fëmijë dhe të mitur, të cilët poashtu keqpërdoren dhe përjetojnë dhunë. Thuaju se u beson çka të tregojnë.
- Mos jep premtime, të cilat nuk mund t`i mbash.
- Siguroj të prekurit nga dhuna, që ti nuk do të ndërmarrësh ndonje veprim pa e ditur ai/ ajo.
- Inkurajoj ata që të pushojnë së heshturi, të fillojnë të flasin për përjetimet e tyre dhe të kërkojnë ndihmë.
- Informoj ata që secili fëmijë, secili i mitur ka të drejtë për të kërkuar ndihmë dhe po qëse ndalohet së heshturi, do të parandalohet keqtrajtimet e tjera.